Asad kërkon vepra e jo fjalë nga Sekretari Kerry

Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad, ka hedhur poshtë deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, i cili kishte thënë se edhe Asadi duhet të përfshihet në negociata për tranzicion në Siri.

Bota

16/03/2015 14:55

Asadi ka thënë se deklaratat nga jashtë nuk i interesojnë.

“Edhe më tej dëgjojmë deklarata. Duhet të presim veprime konkrete e mandej të vendosim”, ka thënë Asad në deklaratën që e ka emituar televizioni shtetëror në Siri dhe transmeton Reuters.

Kerry dje me rastin e katër vjetorit të fillimit të konfliktit në Siri, në një intervistë për televizionin amerikan CBS ka thënë se SHBA patjetër do duhet të negociojnë me presidentin sirian.

Reuters thekson se Sekretari amerikan i Shtetit në intervistën e djeshme nuk e ka përsëritur fjalinë standarde të administratës në Ëashington se Asadi ka humbur çdo legjitimitet dhe duhet të shkojë.

Presidenti sirian ka thënë se çdo ndryshim i qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar sa i përket situatës në të cilën gjendet Siria do të jetë pozitiv.

Ai megjithatë ka thënë se vendet e huaja duhet të ndalojnë mbështetjen për grupet terroriste, për çka siç shkruan Reuters arsye që qeveria në Damask ka hyrë në konflikt me rebelët qe katër vjet.