As Zidane e as Conte, ky është emri i fundit për stolin e United

Sezoni i ri 2018/19 nuk mund të kishte nisur më keq për skuadrën e Jose Mourinhos.

Sport

12/10/2018 17:57

Manchester United pas tetë ndeshjeve renditet në pozitën e tetë, me 13 pikë të grumbulluara.

Gjithashtu, përveç rezultateve, shqetësuese janë edhe marrëdhëniet jo të mira mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho.

Të gjitha këto kanë bërë që portugezi të jetë në fokus, ku shumica e diskutimeve lidhen me një shkarkim të mundshëm.

Emri i fundit që po përmendet nga radhët e United, është trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Sipas “Calciomercato”, pas pa mundësisë për marrëveshje me Conten apo Zidane, emri i preferuar nga “Djajtë e kuq” është ai i Allegrit.

Në anën tjetër, Mourinho nuk po mendon për largimin, duke dërguar tek drejtuesit e klubit emrat e lojtarëve që kërkon të transferohen në afatin e janarit. /Lajmi.net/