“AS” zbulon përforcimin e ri të Real Madridit (FOTO)

Real Madrid ka identifikuar një përforcim të ri.

Sport

24/05/2017 07:05

Real Madrid planifikon transferimin e talentëve të rinj.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se në radhë për t’ju bashkuar klubit madrilen është Dani Ceballos.

Mesfushori i Real Betis, 20-vjeç pritet të transferohet në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të largohet nga Real Betis në dëmshpërblim prej 15 milionë euro dhe tashmë ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane. /Lajmi.net/