“AS” zbulon çmimin e transferimit të Jamesit në Bayern Munich (FOTO)

James Rodriguez do të luajë në Bayern Munich.

Sport

11/07/2017 14:19

James Rodriguez është futbollist i Bayern Munichut.

Kampioni i Bundesligës dhe Real Madrid kanë konfirmuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit kolumbian në Allianz Arena.

Por, e përditshmja sportive madrilene “AS” ka zbuluar detajet e marrëveshjes, përcjell “lajmi.net”.

Bayern Munich do të paguajë 5 milionë euro për sezon në dy vitet e huazimit të Jamesit.

Kurse, për blerjen e tij përfundimtare do të shtojë edhe 35.2 milionë euro të tjera.

Në total, Real Madrid do të përfitojë 45.2 milionë euro për shitjen e kolumbianit të cilin e bleu për 80 milionë euro nga Monaco më 2014. /Lajmi.net/