As Serbia vet nuk beson në ekstradimin e Haradinajt, nesër pritet lirimi i tij!

Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiq, tha se do të befasohej nëse Gjykata vendos nesër për ekstradimin e ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt në Serbi.

Lajme

08/02/2017 21:07

“Sinqerisht, do të isha i habitur në qoftes gjykata do të ekstradonte Haradinajn në Serbi duke pasur parasysh praktikën aktuale, përvojën dhe politilizmin e gjithë këtij rasti. Në mënyrë që të vendosë në lidhje me argumente ligjore, jo me politike, vendimi ka gjasa të jetë ndryshe”, tha Ljajiq për mediat serbe.

Ai tha se nëse gjykata vendos për lirimin e Haradinajt, Serbia nuk duhet të heqë dorë nga urdhri për ndjekje penale ndaj politikanëve të Kosovës për krime lufte, transmeton lajmi.net.

Gjykata e Apelit në Colmar në seancën e nesërme do të marr vendim për kërkesën e Serbisë ndaj Haradianjt.

Haradianj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia ku akuzohet për krime lufte kundër serbëve gjatë viteve 1998 – 1999.

Haradinaj, më  1 shkurt u paraqit para gjykatës në Colmar, ndërsa atëkohë është caktuar edhe një seancë e re më 9 shkurt.

Haradinaj në vitin 2012 nga Tribunali i Hagës është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte. Prokuroria për krime lufte e Serbisë, sipas mediave ka zgjeruar aktakuzën kundër Haradinajt, sepse kishte prova të reja për krime lufte në Kosovës e që nuk ishin objekt i shqyrtimit nga ana e Tribunalit të Hagës. /Lajmi.net/