As Mancini si zgjidh problemet e Interit (Video)

Interi ka vazhduar me formën e dobët, pasi kësaj radhe është mposhtur në shtëpi të vet nga skuadra e Udineses, me rezultat 2-1.

Sport

07/12/2014 22:40

Vendasit kaluan të parët në epërsi, pasi në minutën e 44’ Mauro Icardi shfrytëzon një pasim nga Guarin, për të mposhtur portierin kundërshtar.

Në minutën e 60’ Fernandes shënon një gol shumë të bukur për të barazuar rezultatin, para se në minutën e 71’ Thereau të shënojë për epërsinë e Udineses.

Me këtë humbje, Interi është në mesin e tabelës me 17 pikë, duke qëndruar kështu shumë largë zonës së Ligës së Kampionëve.

Video