As Lutfi Haziri e as Avdullah Hoti, tryezën e LDK-së me partitë politike e drejton Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, njëherit edhe kryetar i komunës së Podujevës, Agim Veliu, po kryeson tryezën e përbashkët me partitë politike të organizuar nga kjo parti.

Lajme

25/04/2018 13:17

E në mungesë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, këtë tryezë pritej ta kryesonte shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, ose kryetari i Gjilanit dhe nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, shkruan lajmi.net.

Ani pse nuk e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, kësaj tryeze i është bashkangjitur edhe Memli Krasniqi nga PDK, dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje./Lajmi.net/

Lexoni edhe

http://lajmi.net/lajmi-i-fundit-edhe-pdk-dhe-vv-marrin-pjese-ne-tryezen-e-ldk-se-foto/