AS: Kjo do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve

Lexuesit e “AS.com” besojnë se Real Madrid dhe Bayern Munich do të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/04/2015 11:21

Lexuesit e “AS.com” e konsiderojnë Real Madridin si favorit për kualifikim në finalen e Ligës së Kampionëve, para dy ballafaqimeve me Juventusin në gjysmëfinale.

Ky është rezultati i sondazhit: Kush do të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve?

Kombinimi më i votuar për finalen e 6 qershorit në Berlin është Real Madrid – Bayern Munich që mblodhi 8.945 vota, 56.52 për qind.

Në pozitën e dytë doli El Clasico mes Realit dhe Barcelonës me 4668 vota.