As Donald Trump nuk i shpëton “Despacito-s” (Video)

“Despacito” është hiti i kësaj vere dhe ndonëse mund të mos jeni dakort me të, kënga e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka pushtuar çdo radio si edhe “Youtube.”

Fun

24/07/2017 00:08

Askush nuk mund t’i shpëtojë asaj, madje as edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

Mauro Casciari ka publikuar në “Youtube” një video-parodi të presidentit amerikan, në të cilën lëvizjet e buzëve të Trump përputhen thuajse plotësisht me tekstin e këngës.

“Despacito” së fundi ka thyer edhe rekordin si videoklipi më i klikuar në Youtube, rekord që më parë mbahej nga “Gangnam Style,” e muzikantit koreano-jugor, Psy.