As Conte dhe as Simeone e Spalletti, Inter zgjedh trajnerin e ri (FOTO)

Inter ka identifikuar një kandidat të ri për postin e trajnerit.

Sport

17/05/2017 13:00

Inter mesa duket është lodhur nga rezistenca e Contes dhe Simeones, teksa ka gjetur një alternativë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për trajnerin e Monacos, Leonardo Jardim, i cili ndërtoi një skuadër të bukur për t’u parë por edhe rezultative në fushën e lojës dhe këtë e tregojnë arritjet e tij, gjysmëfinalet e Championsit dhe fakti që janë pranë titullit kampion.

Ai është një nga shumë emrat që Interi po ndjek me vëmendje por gjatë orëve të fundit ka fituar ndjeshëm terren. Zikaltërit janë gati t’i ofrojnë një kontratë faraonike me 5 milionë euro në sezon, përcjell “Albeu.info”.

Jardim ka një kontratë që e lidh me Monaco deri në vitin 2019, por ky nuk rezulton një problem për klubin italian që synon të paguajë milionat e kërkuara nga pronarët rus të Monaco për ta lënë të lirë portugezin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S