Arturo Vidal: Nuk jam i lumtur te Barcelona

Arturo Vidal nuk është i kënaqur me situatën e tij te Barcelona.

Sport

11/10/2018 08:34

Mesfushori kilian që këtë verë iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munich, ka filluar të paraqes shqetësimet e tij, rreth aktivizimit të paktë nga trajneri Ernesto Valverde.

31 vjeçari që i kushtoi hiq më pak se 18 milionë euro Barcelonës, ka luajtur vetëm 164 minuta në La Liga, ndërsa në Ligën e Kampionëve në dy ndeshje numëron tetë minuta.

“Unë nuk jam i lumtur, por nëse kam ndonjë problem me trajnerin do t’ia them në fytyrë”, ka deklaruar Vidal.

“Tani më duhet të jem i lumtur edhe nëse nuk luaj. Unë gjithmonë do të luftoj, sepse luaj për klubin më të mirë në botë. Kam fituar gjithçka, dhe dua të vazhdoj të fitoj edhe me Barcelonën”, ka shtuar ai.

Vidal para se të nënshkruante me Barcelonën, ka qenë pranë transferimit në Serie A, ku kërkohej nga Interi./Lajmi.net/