Artistja vizaton fytyrën e Donald Trump me gjakun e periodave

Një artiste sapo ka bërë diçka jo të zakonshme. Fytyrën e biznesmenit të njohur Donald Trump, e ka vizatuar duke përdorur gjakun e periodave.

Fun

16/09/2015 14:24

E  vetëshpallura gazetare, aktivistja dhe artistja Sarah Levy, kishte pritur me durim për periodat e saja, para se t’i përvishej punës.

Dhe faktikisht piktura, duket shumë bukur, shkruan Metro.co.uk.

Sarah, nga Portland, Oregon,  e quajti kryeveprën e saj “Whatever” që në shqip do të thotë “Sidoqoftë”.

Kjo erdhi pasi ai i quajti emigrantët meksikan në Amerikë, dhunues dhe shpërndarës të drogës, ndërsa e dyta ishte pas debatit të parë GOP, kur ai la të kuptohej në Fox News se Megyn Kelly ishte e ashpër ndaj tij sepse ajo ishte në periudhën e saj, transmeton lajmi.net.

Besohet se Sarah planifikon që të gjitha donacionet që do t’i fitojë nga shitja e kësaj pikture, do ua dërgoj organizatave pro-migrimit./lajmi.net.