Artistja shqiptare pritet nga kryeministri serb

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të interpretojë për herë të parë në periudhën paskomuniste në Teatrin Kombëtar të Beogradit.

ShowBiz

24/05/2016 12:40

Më datë 25 maj Mula do të luajë rolin Mimit, në kryeveprën operistike “La Boheme” të Puçinit.

Më 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç bëjnë me dije media serbe “B 92”.

Inva Mula është një e ftuar speciale në këtë shfaqje, e cila do të realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundi mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë dhe atij serb.

“Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula.