Artistja e lë fustanin në Detin e Vdekur, ja si e gjen pas dy viteve (Video)

Një artiste kishte lënë fustanin e saj diku në thellësitë e detit të vdekur, dhe pas dy viteve ishte kthyer ta merrte.

Fun

19/11/2016 13:20

Ajo pati një ide të çmendur lidhur me një projekt artistik. E la fustanin në detin e vdekur, nga që kishte shumë kripë dhe e rregulloi në atë formë që të mos lëviz fare nga vendi.

Pas një viti, kripa e kristaltë filloi të gjej vend në fustan, duke e transformuar ngadalë, shkruan lajmi.net

Pas dy viteve, fustani ishte transformuar plotësisht. Kristalet dukeshin njejtë sikur diamante që kishin mbuluar fustanin. Mirëpo, pyetja e vetme ishte nëse artistja do të kishte guxim ta veshte atë fustan…/Lajmi.net

YouTube player