Artistja e famshme rikthehet në rrjete sociale pas një kohe të gjatë

Demi Lovato i është rikthyer rrjeteve sociale pas një kohe të gjatë.

ShowBiz

06/11/2018 23:20

Këngëtarja, Demi Lovato i është rikthyer rrjeteve sociale pas rehabilitimit të mbidozës që pësoi gjatë verës, shkruan lajmi.net

Ajo ka postuar një fotografi teksa tregon se është duke votuar për zgjedhjet afatmesme në SHBA. “Jam shumë e lumtur që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund ta bëj diferencën, kështu bëhu i sigurtë që zëri juaj të dëgjohet. ? ?? tani shko dhe voto!!!!

Ndryshe, votuesit në Shtetet e Bashkuara zgjedhin të martën guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët. Ata do të hedhin votën e tyre për 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 ulëset e Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë.

Demi duket se tashmë ka marrë vetën dhe është në formën e duhur. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp2jlPwh53d/