Artisti shqiptar realizon këngë me kompozitorët e këngës fituese të Eurovision (Video)

Ardit Çuni nga Shqipëria ka lansuar këngën më të fundit ‘Let’s Go’.

ShowBiz

13/08/2015 12:37

19 vjeçari nga Shqipëria, Ardit Çuni, ka realizuar këngën e re me kompozitorët nga Suedia.

Kompozitorët që i kanë realizuar këngën janë pikërisht ata që i kanë shkruar super hitin ‘Euphoria’ këngëtares Loreen, këngë kjo që fitoi bindshëm festivalin e Eurovision, transmeton Lajmi.net.

Arditi ka thënë për Wiwibloggs se puna me këtë ekip ka qenë e hatashme për zhvillimin e tij si artist dhe se është argëtuar shumë gjatë procesit./Lajmi.net

YouTube player