Artistët shqiptarë ‘pushtojnë’ Kaliforninë për “Grammy Awards”

Mbrëmë u mbajt ndeja që i paraprinë ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Grammy Awards".

ShowBiz

10/02/2019 12:02

Në këtë ndejë ishin të pranishëm emra të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre, ishin edhe disa artistë shqiptarë që po gëzojnë famë ndërkombëtare, e dy prej tyre janë edhe të nominuar në disa kategori.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Gashi, Era Istrefi dhe Stanaj; ishin artistët shqiptarë që ishin të pranishëm në këtë event.

Padyshim që vëmenjden më të madhe e mori Rita dhe Dua, të cilat u shfaqen tejet elegante, njëra me fustan blu e tjetra të bardhë.

Reperi Gashi është fotografuar përkrah emrave të njohur, siç është Jay Z, i cili bashkë me Travis Scott performuan në këtë ndejë.

Kujtojmë që ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” mbahet sonte pas mesnatës në Los Angeles. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtsnBTTHhWV/

https://www.instagram.com/p/BtsWgeahSxt/

https://www.instagram.com/p/BtrjMDcFWBq/

https://www.instagram.com/p/BtrJ8IjBdex/