Artistët shqiptarë me mbi një milion ndjekës në Instagram, ‘fronin’ e mban Enca

Sot, rrjetet sociale janë bërë një forum mbizotërues për të gjithë ne.

ShowBiz

23/11/2018 15:03

Por, rëndësi të madhe i kushtojnë fytyrat publike përfshirë ato të muzikës, artit e deri te sporti, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase shumë nga artistët përmes rrjeteve sociale informojnë publikun për projektet e reja, koncertet apo edhe ngjarje nga përditshmëria.

Tashmë, pothuajse të gjithë këngëtarët janë përdorues të rrjeteve sociale, posaqërisht të llogarisë personale, Instagram.

Me anë të imazheve të postuara, shumë prej tyre kanë fituar zemrat e publikut, me ç’rast posedojnë edhe një numër të madh të ndjekësve.

E padyshim se më së shumti në estradën tonë, janë të ndjekura femrat shkak i fotografive provokuese që publikojnë për fansat.

Enca, Luana Vjollca, Era Istrefi, Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Dafina Zeqiri, Kida janë artistet e para që kanë mbi një milion ndjekës në Instagram e më pas vijnë edhe Noizy, Ledri dhe Ermal Mamaqi.

Enca Haxhia

Jo më kot cilësohet si njëra nga artistet më seksi të skenës muzikore shqiptare. Dhe për këtë, Enca ishte këngëtarja e parë që numëron mbi një milion ndjekës në Instagram. Fotografitë e saja sensuale kanë bërë që të pëlqehen dhe komentohen vazhdimisht nga fansat.

Madje, Haxhia është e para edhe në estradë që tanimë ka arritur të ketë afro 2 milionë njerëz. Megjithatë, publiku vazhdojnë ta duan tejet shumë edhe pse ka njerëz që i kritikojnë paraqitjet e saj.

Luana Vjollca

Modelja dhe këngëtarja, Luana Vjollca në llogarinë e saj personale, Instagram ka mbi 1.3 milionë njerëz.

Vjollca nuk heziton të shfaqet joshëse për fansat e saj pasi nëse shikoni profilin e Luanës mund të vëreni që imazhet e publikuara nga ajo janë mjaft të zjarrta dhe unike.

Meqë bën një jetë tejet dinamike, këngëtarja sjell të reja edhe nga projektet e saj e së fundmi edhe nga emisioni “Shiko Kush Luan”.

Koncertet përreth trojeve shqiptare këtë verë kanë qenë shumë të përfolura, pasi ishte hera e parë që Luana organizoi mbrëmje të tilla.

Sido që të jetë, Vjollca cilësohet si njëra nga moderatoret më të suksesshme shqiptare.

Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi ka arritur të pëlqehet mjaft shumë për muzikën e saj.

Kënga “Bon Bon”, i solli asaj famë të madhe saqë sot zëri i saj dëgjohet kudo në botë.

Pas kësaj, ajo publikoi edhe një sërë projektesh të reja pa lënë anash edhe bashkëpunimet me emra të njohur.

E këtë vit, Istrefi na bëri krenarë të gjithëve me pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, me këngën “Live it up”, në duet me Ëill Smith dhe Nicky Jam.

Të gjitha këto suksese të Erës kanë bërë që fansat dhe publiku anembanë botës të admirojnë atë.

Elvana Gjata

Në mesin e atyre artisteve që numërojnë mbi një milion ndjekës nuk ka si të mos jetë edhe bukuroshja shqiptare, Elvana Gjata.

Që nga fillimi i karrierës ajo ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve me projektet dhe bashkëpunimet që solli në treg.

Për këtë, Gjata sot gëzon fansa jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë e cila tashmë po vepron edhe në tregun ndërkombëtar.

Këtë vit ajo ka qenë goxha aktive si në këngë të reja por edhe në mbrëmje të ndryshme. Elvana edhe në ditët e sotme pas kaq viteve, vazhdon të jetë po aq e dashur nga publiku.

Xhensila Myrtezaj

Pas Encës, Luanës, Elvanës, Erës edhe këngëtarja nga Shqipëria bëri një milion ndjekës në Instagram.

Kjo tregon se Xhensila është një ndër personazhet publike më të dashura.

Ndërkohë që ishte në fundin e pritjes së ëmbël, ajo ishte surprizuar nga një dyqan lulesh, për 1 milionë ndjekësit. Duke falenderuar këta të fundit por edhe dyqanin për surprizën, këngëtarja postoi një foto të ëmbël.

Xhensila tashmë është bërë nënë e një vajze të quajtur, Ajka dhe gëzon një jetë të lumtur dhe karrierë të bujshme profesionale.

Dafina Zeqiri

Këngëtarja, Dafina Zeqiri e cila së fundmi bëri debutimin në tregun ndërkombëtar dhe u rikthye në Kosovë, po pëlqehet sërish nga fansat.

Edhe pse një kohë bëri shkëputjen e saj nga muzika shqiptare, Zeqiri u kthye furishëm këtë vit me projekte të reja.

E përveç projekteve, ajo mbajti edhe një numër të madh të koncerteve anembanë trojeve shqiptare.

Publiku e dëshmoi dashurinë që ka ndaj Dafinës, me ç’rast mblodhi mbi një milion ndjekës në Instagram.

Theksojmë se pas lansimit të këngës “A don love”, me Noizyn, artistja u bë pjesë e grupit “OTR”.

Kida

Orhidea Latifi apo siç njihet për publikun e gjerë, Kida që nga fillimi i karrierës u prit mirë nga fansat.

Edhe pse nuk ka shumë vite që ështe pjesë e estradës, Latifi ka sjell këngë mjaft të dëgjuara.

Projektet dhe rrjetet sociale e kanë bërë edhe më të afërm me fansat, e cila renditet te ato pak artiste që kanë një milion ndjekës në Instagram.

“Merri Krejt”, “Mas”, “Bileta”, “Boni Zo”, “Pe du”, janë disa nga projektet më të suksesshme të saj.

Vlen të ceket se ajo është pjesë e grupit “On Records”, e që pas dy viteve do shkëputet nga ky label për shkak të përfundimit të kontratës.

Noizy

Pas Encës, Noizy ishte bërë këngëtari i dytë shqiptar me një milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Numri i pëlqimeve dhe aktiviteti i reperit ka ndikuar që ai të arrijë shpejt një shifër të tillë.

Duke qenë se Noizy është njëri nga reperët më aktiv shqiptar dhe se projektet e tij numërojnë miliona klikimesh në kanalin, Youtube nuk ka si të mos pëlqehet nga publiku.

Reperi nuk po ndalet me projekte dhe bashkëpunime me emra të njohur, ku bashkëpunimin e fundit e solli me Dafina Zeqirin.

Ledri Vula

Edhe Hip hop ylli, Ledri Vula, arriti një rekord mjaft të rëndësishëm personal.

Reperi kosovar ka arritur që të sigurojë plot një milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ledri me këtë u fut në “klubin e yjeve”, shqiptarë me një milion ndjekës, një arritje e rallë kjo, sidomos për yjet shqiptare.

Lirshëm mund të thuhet se Vula është njëri nga reperët më “IN” të estradës, koncertet e të cilit mbushen me përplot njerëz.

Ermal Mamaqi

Përveç Noizyt dhe Ledrit mbi një milion ndjekës në Instagram i gëzon edhe komediani shqiptar, Ermal Mamaqi.

Batutat e tij të shumta dhe ngacmimet që ua bën fytyrave publiku, kanë bërë që Ermali të adhurohet nga fansat.

“Xing me Ermalin”, po ashtu është një nga emisionet më të shiquara shqiptare, ku rrëfen gjërat më interesante të artistëve shqiptarë.

Karriera e gjatë e Ermalit dhe puna e tij prej shumë vitesh, rezulton në sukses të madh e me fansa të shumtë. Mamaqi personifikohet si njëri nga shoumenët më të suksesshëm në trevat shqiptare.

Në bazë të gjithë kësaj duket se fronin e mbajnë vajzat, për dallim nga meshkujt e estradës. Paraqitjet ekstravagante dhe provokuese të tyre lënë gjurmë në mediat rozë. /Lajmi.net/

E.SH