Artistët pranë futbollistëve, atmosferë e bukur në Shkodër (Foto)

Atmosferë e zjarrtë e shumë e mirë po mbizotëron brenda përfaqësueses së Kosovës në futboll sonte në Shkodër, raporton lajmi.net.

Lajme

05/10/2016 23:45

Ata duket se janë shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme që fillon në orën 20:45 në ‘Loro Boriçi’ kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Për më tepër, disponimin lojtarëve ua kanë shtuar me praninë e tyre edhe yjet e  humorit dhe teatrit kosovarë si ‘Stupcat’ dhe ata të serialit ‘O sa mirë’.

Ata dhe disa të tjerë janë të vetmit që janë lejuar të jenë sonte në mbrëmje me lojtarët e Kosovës.

Siç ka kuptuar lajmi.net, futbollistët janë shumë të motivuar pasi të gjithë bashkë kanë qëndruar për rreth dy orë.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë disa fotografi nga takimi i artistëve me lojtarët.

Sidoqoftë, përgatitja e lojtarëve dhe shpirti i tyre luftarak pritet të shihet nesër mbrëma kur të zbresin në fushë kundër një Kroacie e cila deri më tash është konfirmuar se në përballje me Kosovën do të ketë mungesë së paku katër lojtarë të njohur./lajmi.net

14536964_296681570718212_1341591039_o 14599908_296681590718210_387550032_o 14550853_296681567384879_1065177477_o