Artistët pikturojnë me dritë, duke përdorur printerët 3D (Video)

Kush do të thoshte se artistët një ditë do të mund të pikturonin edhe me dritë? Sigurisht se kjo ishte diçka e paimagjinueshme më parë, por tani është bërë realitet.

Fun

06/07/2015 12:59

Ekaggrat Singh Kalsi dhe Daniel Canogar, kanë krijuar një art duke përdorur një teknologji të pazakontë.

Projekti i tyre gjeneron portrete nga ngjyrat lundruese falë një printeri 3D të modifikuar – siç edhe mund ta shihni në kripin më poshtë, është e ngjashme me formimin e një hologrami, transmeton Lajmi.net.

Puna e Canogar në ndërkohë, përdorë pllakat e shtrembëruara LED si video-mure që prodhojnë efekte unike në kënde të ndryshme.

Shikojeni videon nga ky art madhështor: