Artistët në protestë, PD-ja mbledh grupin parlamentar

Përpara seancës plenare, ku pritet ndër të tjera të votohet edhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, artistët dhe shoqëria civile janë mbledhur në protestën e paralajmëruar përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Lajme

05/07/2018 10:43

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar, për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në lidhje me seancën e sotme plenare dhe çështjen e shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.