Artistët ndërrojnë fotot e profilit në Facebook, vendosin ministrin e kulturës Kujtim Gashin – Lajmi.net
Artistët ndërrojnë fotot e profilit në Facebook, vendosin ministrin e kulturës Kujtim Gashin
Autori: Lajmi.net Kulturë/ArteLajme 22:55, 2 November 2018
Disa aktorë e artistë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar Ministrin e Kulturës, Kujtim Gashin.

Sot, pasi janë nënshkruar kontratat me 50 për qind rritje për krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore, aktorët kanë vendosur fotografinë e Ministrit në profilet e tyre në rrjetin social Facebook.

Lena Kryeziu Bokshi – aktore, Shkelzen Veseli – edhe ky aktor, kanë vendosur fotografinë me mbishkrimin MINISTRI QË E MBAJTI FJALËN dhe fotografinë e Kujtim Gashit – Ministër.

Besnik Grajqevci nga Ansambli Shota po ashtu ka vendosur këtë fotografi dhe ka shkruar se fjala e mbajtur është dinjitet.

Shengyl Ismaili dhe Semira Latifi po ashtu i janë bashkuar kësaj nisme.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka mirëpritur sot në kabinetin e tij disa krijues, performues dhe punonjës profesional të trashëgimisë kulture për të ndarë së bashku lajmin për nënshkrimin e këtyre kontratave të reja.

Sipas ministrit Gashi, mbështetja dhe përforcimi i kapaciteteve njerëzore është i një rëndësie të veçantë pasi që vetëm me një trajtim dinjitoz dhe meritor të punonjësve të fushës së kulturës dhe të trashëgimisë kulturore mund të arrihen rezultate të mira në punë. / KultPlus.com

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO