Artistët kërkojnë ndihmë për ish-pjesëtarin e UÇK-së, Adnan Hysenin

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni po vuan nga një sëmundje e rëndë në mëlqi.

ShowBiz

12/01/2018 18:15

Për shkak të dëmtimit serioz në mëlqi, Adnani është detyruar të udhëtojë në Gjermani për shërim, shkruan lajmi.net.

Terapia për shërimin e sëmundjes së tij, kushton 70.000 euro, e në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve nga familjarët, kërkohet ndihmë për t’ia siguruar këtë shumë atij.

Adnani i cili ka qenë edhe ish-ushtar i UÇK-së, njihet si një njeri human, i cili ka marrë pjesë në shumë aktivitete humanitare, duke i dalur në ndihmë personave në nevojë.

Tashmë, Adnani ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnet-mirë, thirrje për t’i dalë në ndihmë atij kanë bërë edhe disa prej artistëve të njohur, siç janë: Capital T, Mozzik, Milot Hasangjekaj (Bigem). /Lajmi.net/