Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit – Lajmi.net
Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit
Autori: Lajmi.net CinemaEntertainmentKulturë/Arte 20:31, 13 February 2018
Një një grup i përbërë nga disa artistë dhe studentë të artit dramatik, nga Kaçaniku dhe rrethina, i kanë drejtuar një kërkesë Kuvendit Komunal të Kaçanikut për themeilim e Teatrit të Qytetit.

Sipas tyre, këkesa është bërë konform Ligjit për Teatrot ku thuhet se “Teatrot e qyteteve themelohen me vendim të Asamblesë Komunale. Komuna nuk mund të themeloj më shumë se një teatër të qytetit me status publik.”

Kjo kërkesë e tyre është bërë pasi mendojnë se qyteti i Kaçanikut ka potencial dhe kuadro që ta ketë Teatrin dhe ka nevojë më shumë se çdo qytet tjetër që ta ketë Teatrin, pasi gjatë këtyre 18 viteve, kultura në këtë qytet ka qenë e pranishme sa shiu në Saharë!

Grupi i artistëve i përbërë nga Ben Apolloni , Lind Berisha, Bekim Guri, Qendresa Loki , Osman Isa , Lulzim Rexha , Armend Ballazhi është marrë parasysh edhe nga  Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Kemal Merseli, i cili përmes emailit i ka njoftuar ata se kërkesën e tyre, të grupit inicues, e ka proceduar te Kryetari i Komunës dhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim  e Kulturë, sepse sipas tij Kuvendi nuk merret me kërkesa.

Tashmë ky grup është në pritje të themelimit të Teatrit dhe u kanë bërë thirrje gjithë qytetarët e komunës së tyre që t’i  përkrahin ata për këtë iniciativë./Lajmi.net/

28001462_10214668199806313_325661285_n

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play World Soccer Champion