Artiola Toska dhe Bruno i futen garës në “Kënga Magjike” me “Digjem”

Artiola dhe Bruno vite më parë kishin një duet shumë të suksesshëm.

ShowBiz

19/11/2018 07:57

Artiola Toska dhe Bruno kanë bashkuar sërish forcat për një bashkëpunim të ri, shkruan lajmi.net.

“Digjem” titullohet kënga e të dy artistëve, e cila do të jetë në mesin e këngëve konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin YouTube dhe është punuar nga Flori Mumajesi.

“Faleminderit @iamflorimumajesi per kte kenge kaq te bukur plot dashni. @artjolatoskaofficial i lumtur qe kendoj serisht me ty ne skenen e kenges magjike. Shpresoj te jete kenga qe sdo te mungoje ne festat tuaja.  Ju do Bruno ?”, ka shkruar Bruno. /Lajmi.net/

YouTube player