Artileria e rëndë e Ancelottit për Superkupën e Evropës

Carlo Ancelotti do ta ketë në dispozicion një artileri të rëndë, për Superkupën e Evropës, që Real Madridi do ta zhvillojë ndaj Sevillas më 12 gusht në Cardiff.

Sport

31/07/2014 20:40

Real Madridi po bëhet gati për sfidën e rëndësishme që do ta zhvillojë me Sevillan më 12 gusht, e vlefshme për Superkupën e Evropës, që do të luhet në Cardiff.

Trajneri Carlo Ancelotti është duke e menduar një strategji, përmes së cilës do t’i kundërvihet skuadrës tjetër spanjolle, fituese e Europa League.

Trajneri italian do të ketë në dispozicion një artileri të rëndë, duke i përfshirë edhe përforcimet e verës dhe do ta ketë problem se cilët lojtarë t’i vendos në fushë e cilët t’i lë në bankinë.

Lojtarët që do t’i bashkohen ekipit më 5 gusht, pas pushimeve, do të testohen nga trajneri dhe të shikohet nëse janë të gatshëm për të luajtur nga fillimi.

Një mungesë që vërehet qartë është ajo e Angel Di Marias, largimi i së cilit nga kampioni evropian është çështje ditësh.