“Artikulli i New York Times për terrorizmin në Kosovë, është real”

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë ka deklaruar se artikulli i prestigjiozes New York Times për mundësinë e zhvillimit të terrorizmit në Kosovë, është një artikull real dhe aspak tendencioz.

Lajme

24/05/2016 18:23

“Artikulli i publikuar në New York Times e ka ngritur një reagim histerik në Kosovë duke e cilësuar si dezinformim ose tendencë, por artikullin në New York Times e kemi shkruar ne vetë, ne jemi protagonistë të tij, artikulli është real”, ka thënë Ramadani në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Ai thotë se përkundër faktit që kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi vazhdojnë të jenë pro-amerikan, nuk përjashtohet mundësia e radikalizmit në Kosovë.