Arti ‘thumbon’ koleget: Kur të vini në moshën e Nexhmije Pagarushës askush nuk do të bëj foto me ju (Foto)

Sot në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me yllin e muzikës shqipe, këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

ShowBiz

19/09/2017 11:00

Por, në këtë foto, këngëtari Art Abazi ka bërë një thumbim për koleget e tij të cilat i ka quajtur “këngëtare”, shkruan lajmi.net

Ai u ka thënë atyre që kur të vijnë në moshën e Nexhmijes, askush nuk do të dëshirojë të bëjë foto me to.

Me këtë, ai e çmoi lartë krijimtarinë muzikore të Nexhmijes, e cila ka lënë vepra e nuk ka qenë asnjëherë këngëtare e momentit.

“Me ,,kēngtaret,, qe i kemi sot, n’moshēn e saj, nuk po besoj qe ka me pasē qef najkush me bo foto ? #nexhmijepagarusha ?” është shkrimi i lënë fotos./Lajmi.net/

screenshot_2