“Arti që i jep ngjyrë qytetit” promovohet në Gajkovë – Lajmi.net
“Arti që i jep ngjyrë qytetit” promovohet në Gajkovë
Autori: Lajmi.net Kulturë/ArteLajme 16:40, 10 November 2018
Promovohet projekti “Arti që i jep ngjyrë qytetit”në Gjakovë.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se bashkë me artistët e rinj nga Gjakova kanë promovuar projektin “Arti që i jep ngjyrë qytetit”, përcjell lajmi.net.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim projekte të tilla për ta nxitur edhe më shumë aktivizimin e kreativitetit dhe përformancës artistike”, ka shkruar Gashi.

Ky është postimi i plotë:

Bashkë me artistët e rinj nga Gjakova, promovuam projektin: “Arti që i jep ngjyrë qytetit”. Me duartë e arta ata kanë vizatuar murale të ndryshme duke krijuar pamje të mrekullueshme dhe atraktive, dhe kështu kanë ndryshuar pamjen e pahijshme të këtyre hapësirave. Do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim projekte të tilla për ta nxitur edhe më shumë aktivizimin e kreativitetit dhe përformancës artistike. KG

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO