Arti n’2013

Lajmi.net ditëve në vijim do t’i paraqesë top listat e autoriteteve më të respektuara globale për vlerësimin e librave, albumeve dhe filmave që janë krijuar gjatë vitit 2013. Me disa do të pajtoheni, disa tjera do t’i kundërshtoni.

ShowBiz

29/12/2013 21:00

Fundi i vitit natyrshëm nënkupton përmbledhjen e gjërave që janë bërë gjatë 12 muajve të kaluar.

Nëse në fushat tjera të jetës ekzistojnë kritere më objektive për identifikimin e mënyrës së ecurisë zhvillimore, në art arritja e konsensusit vleror është e rrallë dhe e jashtëzakonshme.

Për këtë arsye, është e pamundur që vlerësimet e veprave artistike të hasin në pranueshmëri a refuzim uniform.

Prandaj, qasja më realiste duket të jetë ofrimi i shumë perspektivave, të cilat mund të shërbejnë si orientime valide, të paanshme dhe gjithëpërfshirëse.

Lajmi.net ditëve në vijim do t’i paraqesë top listat e autoriteteve më të respektuara globale për vlerësimin e librave, albumeve dhe filmave që janë krijuar gjatë vitit 2013.

Me disa do të pajtoheni, disa tjera do t’i kundërshtoni, por gjatë këtij procesi shija juaj gjithsesi do të tëhollohet.

Dhe ky është njëri ndër rezultatet më fisnike të artit.

A.M.

Cursive – Art Is Hard