Arthur ka një premtim për tifozët e Barcelonës

Arthur beson se do të përshtatet mirë te skuadra nga Camp Nou.

Sport

20/07/2018 07:23

Përforcimi i ri i Barcelonës, Arthur ka një premtim për tifozët e ekipit të tij të ri.

Mesfushori i ardhur gjatë këtij afati kalimtar të verës, beson se do të përshtatet mirë te skuadra nga Camp Nou.

Ai ka thënë se stili i lojës së tij do të jetë i përputhur me lojën e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

“Loja ime do t’u pëlqejë shumë tifozëve të Barcelonës”, deklaroi Arthur për “Barca TV”. /Lajmi.net/