Arthur i vendosur të mos ndikohet nga Xavi

Mesfushori i Barcelonës së fundmi ka pranuar lëvdata edhe nga legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Sport

15/11/2018 19:24

Braziliani është kthyer në pjesë kryesore në mesfushën e skuadrës katalunase, që nga ardhja e tij nga Gremio.

Pas performancave mbresëlënëse, komente të shumta u adresuan drejt lojtarit, ku shumica e tyre e krahasonin me Xavin.

Megjithatë, ai është i vendosur të mos ndikohet nga këto komente.

“Të vlerësohem nga një lojtar i të cilit isha fans, sigurisht se më sjell shumë vetëbesim, por duhet të di të përballem me këto lëvdata” ka thënë braziliani, duke folur për “Globo Esporte”, transmeton lajmi.net.

Arthur me të vërtetë ishte lojtari që i mungoi Barcelonës në dy sezonet e kaluara. Largimi i Iniestas vështirësoi edhe më shumë punët në mesfushën e Valverdes.

Braziliani mbylli me shumë sukses të gjitha hapësirat. Tashmë synimi i tij është të qëndrojë me këmbë në tokë. /Lajmi.net/