Arteta e humb një dhëmb

Mikel Arteta ka dalë me një dhëmb më pak nga fusha, në fitoren e Arsenalit ndaj Hull Cityt. Mesfushori spanjoll e pati një duel me kundërshtarin George Boyd, me ç’rast e humbi një dhëmb.

Sport

21/04/2014 10:48

Arsenali shënoi fitore të madhe të dielën ndaj Hull Cityn, por kjo nuk ishte ndeshja më me fat për kapitenin Mikel Arteta.

Në fakt, futbollisti spanjoll ka mbetur pa një dhëmb, pas një dueli që e pati me futbollistin George Boyd, në minutën e 13-të të ndeshjes.

Përkundër këtij incidenti, Arteta e vazhdoi ndeshjen deri në fund, duke qenë i vendosur për ta ndihmuar ekipin e Arsene Wengerit, që po e synon pozitën e katërt, e cila çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Arsenali fitoi 3:0 falë dy golave të Lukas Podolski e Aaron Ramsey.