Artan Abrashi: Astriti është dëshmor i parë i kundërshtimit të demarkacionit dhe asociacionit

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të Prizrenit, kanë ndezur sot qirinj për Astrit Deharin, i cili vdiq në burgun e Prizrenit.

Lajme

07/11/2016 19:48

Vec aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje qiri ndezi edhe Deputeti i Nismës Zafir Berisha dhe shumë qytetarë të Prizrenit, shkruan gazetaere.com

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes vetëvendosje në Prizren Artan Abrashi, tha me këtë rast se vdekja e Astrit Deharit është një ndër ngjarjet më të rënda që e kemi përjetuar si qytetarë të këtij vendi si aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje dhe mbi të gjitha si njerëz që e kemi njohur Astritin.

Si shok si bashkëveprimtarë sot jemi mbledhur këtu që në mënyrë simbolike të kujtojmë mikun tonë shokun tonë Astrit Deharin, ta përkujtojmë veprën e tij.

Të gjithë aktivitetin që e kemi bërë së bashku do të na shërbej si motiv që ta marrim edhe më me seriozitet se me kë kemi punë si qytetarë të këtij vendi.

Fajtor kryseor për vdekjen e shokut tonë janë pushtetarët. Astriti është dëshmor i parë i kundërshtimit të demarkacionit dhe asociacionit” tha Artan Abrashi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

img_0018-1024x768