Arta Memedi kërcënon menaxherin e Taynës: Do të përfundosh në polici

Një 'luftë' virtuale ka nisur mes Arta Memedit dhe Taynës.

ShowBiz

19/11/2018 13:56

Rep-artistja Tayna të shtunën ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Pow Pow”, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë ka ngjallur reagime të shumta nga disa artiste, të cilat Tayna i ‘thumbon’ me tekstin e saj.

Një prej tyre është Arta Memedi, e cila menjëherë pas publikimit të kësaj kënge kishte reaguar përmes disa statuseve në rrjete sociale.

Ajo nuk u ndal me kaq, me postimin e fundit Arta kërcënon menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin se do ta paraqesë në polici.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ARTËS, PA NDËRHYRJE:

“U munove me anulu koncertin qe e pata ne Vienn edhe smujte me arrit, ki tentu pernjiher me mi largu apet bashkpuntort edhe koleget me ma bo unfollow se ki arrit, e tash po kercnon apet familjen tem per mi hjek postimet se e verteta dhemb por apet sen ski me arritr veq qe ki me perfundu se shpejti ne stacion policor nese nuk terhekesh! Ti e din mire qka fakte tjera kom ne dore. Epizoda e dyte filloj, a te treten sdon me ni!”.

Kujtojmë që Arta Memedi ka folur lidhur me ‘dissat’ e Taynës në një intervistë dhënë për “Mirage”, ndërsa Tayna në intervistën e fundit po në “Mirage” ka treguar nëse projekti “Pow Pow” ka ‘dissa’ për dikë, e këtë gjë e kuptoni në videot e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player