Arta Marku prezanton raportin në Kuvend, Basha e akuzon nga Vlora

Edhe seanca e sotme në Kuvend nisi pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila për herë të parë edhe me pjesëmarrjen e PDIU u takua në Vlorë.

Lajme

20/09/2018 11:14

Seanca e kësaj të enjteje nisi me raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017, i cili u prezantua nga Prokuroria e Përgjithme Arta Marku.

Por ndërsa Marku prezantonte raportin në Kuvend, ku tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet e institucionit që ajo drejton, Lulzim Basha përsëriti edhe një herët akuzat ndaj Prokurorisë se ajo tashmë ka rënë. “Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë. Marku është shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Përgjithshme”, tha Basha nga Vlora.

Ndërkohë, Marku bëri të ditur se ka pasur 13 procedime për funksionarë të lartë vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa theksoi se numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje.