Arta Dobroshi fiton çmim me filmin ‘Home’ (Video)

Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi po vazhdon suksesin në kinematografinë ndërkombëtare.

ShowBiz

24/06/2017 11:47

Filmi i fundit në të cilin Dobroshi ka aktruar është ‘Home’, i cili rezultoi shumë i suksesshëm për të duke ia sjellë edhe një çmim të rëndësishëm.

‘Home’ është film me tematikë çështjen e refugjatëve dhe mori çmimin ““Cannes Lions Festival of Creativity”.

Me një fjalë rasti pas pranimit të çmimit, Arta ka emocionuar tërë publikun me rrëfimin e saj si një refugjate.

“Nuk ka rëndësi pjesën ku jeton, ne jetojmë të gjithë në një qytet të madh të quajtur Tokë. Asnjëri nuk jemi refugjatë. Të gjithë duam lumturinë, dhe besoj se në të ardhmen nacionaliteti ynë do të jetë një. Jam Arta Dobroshi, kombësia ime është lumturia dhe jetoj në një vend që quhet tokë”, ka thënë aktorja. /Lajmi.net/

YouTube player