Arta Bajrami kujton babain e ndjerë

Këngëtarja Arta Bajrami tash e sa kohë nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.

ShowBiz

01/05/2018 09:11

Por, këto ditë ajo ka paralajmëruar rikthimin në skenë, duke premtuar se këngët që do t’i sjell do të jenë hite, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e fundit, këngëtarja ka kujtuar babain e ndjerë duke shkruar disa vargje prekëse për të.

“Ndonjeher babi, Kur te bije ne gjume. Me thua me ze te embel, Bije te desha shume”, shkruan ndër të tjera ajo.

Tash e një kohë, Arta i është përkushtuar tërësisht familjes, duke lënë prapa angazhimet në profesion. /Lajmi.net/