Arta Bajrami: “Burrëria” e Gjergj Lekës!

Gjergj Leka i ftuar në emisionin “Oktapod” ka sulmuar Arta Bajramin dhe Floriana Garon lidhur me deklaratat e tyre sa i përket paraqitjes së Elhaida Danit në “Eurosong”.

ShowBiz

01/06/2015 13:00

Arta Bajrami ka zgjedhur profilin e saj në rrjetet sociale për t’i kthyer përgjigjen Gjergj Lekës duke i kërkuar këtij të fundit të kërkojë falje për ato që ka thënë.
Lexoni reagimin e plotë të këngëtares Arta Bajrami:

“Burrëria” e Gjergj Lekës!

Eeeh, nuk është e leht të jesh burrë! Burrat e vërtetë flasin fjalë që nuk ua lëkund dot, as topi. Por ka edhe nga ata që në dukje në burrë të ngjajnë, derisa të hapin gojën dhe pastaj… E njoh një të tillë. Atij i pëlqen të sulmoj gra, madje edhe pas shpine.

I ftuar në një emision të quajtur Oktapod, i lartëpërmenduri, pasi që i jep leksione një gjigandi të medias shqiptare, Blendi Fevziut, se kë duhet e ke nuk duhet të ftoj në emisionin e tij, sulmon në mënyrën më denigruese (me një sarkazmë të ndyrë) dy gra. Mua dhe Floriana Garon.

Do doja ta pyesja këtë “burrë” që nuk di të gjykoj por vetëm të paragjykoj: kush je ti që ti ndalësh mendimin e lirë dikuj?

Floriana ishte e ftuar në atë emision pikërisht për të dhënë mendimin e saj dhe ajo atë bëri. Ç’lidhje ka nëse ajo është një ish-miss Shqipëria, ajo nuk di të mendoj? Në fakt, ajo ishte prezentuesja e festivalit në fjalë dhe natyrisht që mund të jap mendimin e saj. Ç’është ky lloj i të menduarit komunist se muzikën mund ta gjykojnë vetëm profesionistët? Ore muzika nuk është vetëm për ata që mirren me të por është për të gjithë. Sa të drejtë ke ti nëse mendon se diqka është e bukur po aq të drejtë ka një tjetër të mendoj se nuk është ashtu.

Pyetja ime ku vërtet do doja një përgjigje është: po pse kur Aldo Shllaku të tha në sy (në po të njejtin emision) ekzakt atë që thash unë dhe Floriana nuk reagove por fute bishtin nën këmbë dhe heshte?

Nëse je burrë, jep përgjigje ose kërko falje!