Art nga burgu më famëkeq

Koleksioni i pikturave të realizuara në kampin famëkeq të Guantanamos është quajtur "Odë detit".

Fun

10/12/2017 19:10

Këto piktura pasqyrojnë oqeanin e ndodhur pran tyre, por që ata nuk e shohin.

Burgu i Guantanamos është i rrethuar me mure të larta e me tela gjembor, por ata vetëm mund të ndëgjojnë zhurmën e dallgëve të oqeanit, përveç një rasti në vitin 2014, kur afrimi i një uragani detyroi rojet të hiqnit barrierat për 4 ditë.

Me këtë rast të burgosurit shfrytëzuan rastin dhe pikturuan dallgët e oqeanit.

Ka me qindra piktura, skulptura e punime të tjera me dorë, që askush nuk i kishte parë përpara. Shumë njerëz ndajnë bindjen se, veprat e të dënuarve të Guantanamos nuk duhen ekspozuar në publik, sidomos familjarët e viktimave të 11 shtatorit, por kuratorja që kujdeset për to, Erin Thomson mendon se duhen treguar, pavarësisht bindjes që mund të ketë gjithsecili mbi fajësinë e autorëve.

Punimet janë ekspozuar në kolegjin “John Jay” të drejtësisë penale të Manhattan, kur siç shpjegon Thompson, studiohet terrorizmi dhe burgosja, nëse ajo është e drejtë apo e gabuar. /Lajmi.net/

1_alalwi_moath 3_ansi_muhammad 4_ansi_muhammad 5_ansi_muhammad 6_ansi_muhammad 8_ansi_muhammad 9_ansi_muhammad 10_ansi_muhammad 13_ansi_muhammad