Arsyetohet Ragip Xhaka: Për këtë arsye Graniti nuk erdhi te Kosova

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipi ka thënë se FIFA nuk ka lejuar që djemtë e tij të vijnë të luajnë për Kosovën dhe kjo punë tashmë ka përfunduar.

Sport

29/08/2016 08:42

Ai tha se lojtarët e Zvicrës kanë status special në FIFA dhe emrat janë dorëzuar para 15 ditëve.

“Granitin definitivisht FIFA nuk e lejon të luaj për Kosovën. Federata e Futbollit të Zvicrës ka 15 ditë që ka dërguar listën në FIFA e cila është konfirmuar. Emrat janë regjistruar dhe ka mbaruar ajo punë”, ka thënë Ragipi për Koha Ditore.

“Në bazë të informatave që kam marrë nga avokati im, i cili ka pyetur në FIFA, është bërë e ditur se lojtarët që janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës kanë status special”.

“U kam kërkuar krerëve të FFK’së t’u ofrohen dhe të bisedojnë edhe me Federatën zvicerane për të gjetur një zgjedhje dhe nëse do të kishte pasur të drejtë atëherë ne do të nisnim proceduarat”, ka thënë Ragipi për Koha Ditore.

“Por, nuk kemi mundur të dorëzonim kërkesën individuale kur FIFA nuk e ka sqaruar situatën. Nëse do të refuzohej kërkesa e Granitit, me bindje të plotë them se Zvicra kurrë nuk do t’ia kishte hapur derën. Por, kur shikojmë nga ana tjetër, edhe sikur të kishte të drejtë të luante, nuk i kthehet në këtë formë shpina Zvicrës”.