Arsyet se pse duhet të konsumoni trangujt

Trangujt janë një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj.

Lifestyle

25/07/2017 22:36

Më poshtë do të gjeni shtatë arsye pse trangujt duhet të jenë në listën tuaj të ushqimeve çdo ditë, transmeton Klan Kosova.

Përfitimet shëndetësore:

Hidratim

Trangujt kanë më shumë se 90 % ujë, pra praktikisht është si të konsumosh një gotë ujë me 10 % shije.

Eliminon aromën e keqe të gojës

Ju duhet vetëm një rriskë trangull që të eliminoni aromën e keqe të gojës.

Lufton kancerin

Trangujt kanë tre përbërës kryesor që janë shumë efektiv që luftojnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e vezoreve.

Vitamina, vitamina dhe vitamina

Trangujt janë të pasur me vitaminën A, B dhe C që ndihmojnë sistemin tuaj imunitar, ju japin energji dhe bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

Ideal për dietë

Për faktin se trangujt përmbajnë 90 % ujë, janë perfekt për dietën tuaj. Poashtu ka edhe shumë fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe ndihmon me kapsllëkun.