Arsyet që çuan në shkarkimin e Carlo Ancelottit

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i Bayern Munich.

Sport

28/09/2017 19:21

Trajneri italian gjatë ditës së sotme është shkarkuar nga gjiganti bavarez, pas qëndrimit prej një sezoni e pak muaj.

Mediet në Gjermani shkarkimin e Ancelottit e lidhin me formën e dobët të Bayernit në Bundesligë, e po ashtu edhe me humbjen 3:0 në Ligën e Kampionëve në ‘Parkun e Princave’, nga Paris Saint Germian.

Media spanjolle ‘AS’, ka komentuar shkarkimin e italianit, duke i dhënë edhe disa nga arsyet që kanë çuar deri te kjo ndërprerje e kontratës.

Sipas ‘AS’, problemet në dhomat e zhveshjes, rezultatet jo të kënaqshme, presioni dhe transferimet jo të qëlluara, janë shkaqet e largimit të Ancelottit nga ‘Alianz Arena’./Lajmi.net/