Arsyet që bëjnë meshkujt të humbasin dëshirën për të kryer marrëdhënie

Ashtu siç ka arsye që i shtyjnë femrat të mos kryejnë marrëdhënie ka edhe për meshkujt.

Lifestyle

15/09/2017 10:21

Më poshtë ne po ju rendisim 5 arsyet që bëjnë që një mashkull të mos ketë dëshirë për të kryer marrëdhënie.

Arsyeja e parë :

Depresioni klinik është një prej shkaqeve kryesore qe ua heq meshkujve dëshirën për marrëdhëni. Mos harroni se depresioni është një sëmundje dhe jo një problem karakteri.

Arsyeja e dytë:

Në moshën 40-vjeçare, sasia e testosteronit tek meshkujt fillon të ulet. Nëse kjo ndodh shpesh, mashkulli do humbasë pak nga pak dëshirën për kryer aktin.

 Arsyeja e tretë:

Ejakulimi i parakohshëm dhe mosfunksionimi i mire erektil janë probleme të shpeshta tek meshkujt. Ai person që ka këto shqetësime mund të largohet nga partnerja duke menduar se nuk është aq i zoti

Arsyeja e katërtë:

Stresi në punë mund të dëmtojë mjaft marrëdhëniet. Për këtë duhet të flisni me partnerin jashtë dhomës së gjumit.

Arsyeja e pestë dhe e fundit:

Nëse partneri juaj është shumë i lodhur, me siguri do dëshirojë të flejë dhe nuk do ketë aspak dëshirë për marrëdhënie. Në këtë rast thjesht tregohuni e kuptueshme. /Lajmi.net/