Arsyet pse nuk keni seks në martesë

Një jetë e rregullt seksuale është e mirë për shëndetin dhe marrëdhënien tuaj. Kështu që pse ta lëni atë anash? Këtu janë disa arsye se pse nuk po keni seks në martesë dhe si t’ia dilni me to.

Lifestyle

20/01/2015 20:09

Nuk po bëni seks? Nuk jeni vetëm: Gratë tani kanë më pak kohë për seks se sa që kishin në vitet e 50’ta. Dhe një numër prej 40 milion njerëzve përjetojnë atë që ekspertët e quajnë “mungesë e seksit” që rezulton me të pasurit seks më pak se 10 herë në vit.

Një jetë seksuale e rregullt është e mirë për shëndetin tuaj. Seksi mund të plotësojë të gjitha nevojat emocionale dhe fizike dhe i ndihmon partnerët që të qëndrojnë së bashku, thotë Anita Clayton, një profesoreshë në Universitetin e Virgjinias, transmeton Lajmi.net.

Kështu që pse ta lëni seksin anash? Këtu janë disa mënyra që ju tregojnë pse nuk po bëni seks mjaftueshëm dhe si t’ia dilni me të.

Shtrati nuk është më si më parë
E kemi dëgjuar shpesh: Shtrati duhet të përdoret vetëm për seks dhe për të fjetur. Kështu që shumica prej nesh bëjmë gabim kur në shtrat sjellim edhe laptopin, celularin etj. E gjithë ajo teknologji mund të shkaktojë insomnia dhe mund ta vendosë në rrezik jetën tuaj seksuale. Kështu që, bëjeni dhomën e gjumit një dhomë pa pajisje teknologjike, dhe bëni seks e kënaqeni partnerin tuaj pasi që e meriton. Nëse dëshironi të caktoni se kur të bëni seks, bëjeni atë!

Keni një jetë të zënë
Ju kaloni shumë ditë duke punuar, gatuar, ushtruar dhe duke u kujdesur për familjen. Dhe ende, në orën 23:00 në mbrëmje ju jeni totalisht të stresuar nga jeta moderne. Kështu që, ju keni nevojë për një menaxhim serioz të jetës tuaj, thonë ekspertët. Përveç se të largoheni nga pajisjet teknologjike, bëni një dush së bashku me partnerin pasi të jeni në shtëpi dhe të lodhur.

Nuk po ju pëlqen trupi juaj
Shumë gra nuk shfaqin dëshirë për të bërë seks dhe eksperimente seksuale nëse ato janë me mbipeshë apo kanë një ndryshim peshe që e kanë fituar gjatë shtatëzënisë, thotë Clayton. Mesazhi për ju është që të mos brengoseni për këto, dhe t’i kushtoni vëmendje më të madhe seksit në mënyrë që ta përjetoni atë sa më mirë. Gratë janë të prira për t’i mos pëlqyer gjërat që kanë të bëjnë me ato të cilat njerëzve të tjerë iu duken tërheqëse. Ndjehuni të lira për ta pyetur partnerin çfarë i pëlqen në trupin tënd; komplimentet e tij mund të ju bëjnë që të ndjeheni më pozitive, transmeton Lajmi.net.

Keni hyrë në fazën e para-menopauzës
Para-menopauza, ndryshimet specifike hormonale – që çojnë në rënien e estrogjenit – bënë që të keni ndryshime fiziologjike që mund të bëjë që seksi të mos ju duket tërheqës. Indet e nevojshme vagjinale bëhen më pak të lubrifikuar, thatësia në të pason me dhimbje, dhe seksi i dhimbshëm shpejtë kthehet në mos-seks. Flisni me mjekun tuaj në lidhje me terapitë e ndryshme që bëhen gjatë kësaj faze. Hulumtimet tregojnë se kremi estrogjen ndihmon që të lehtësojë thatësinë. Lubrifikantët gjithashtu mund të ndihmojnë veçanërisht në qoftë se keni dhimbje gjatë raportit seksual.

Jeni në depresion
Kur jeni në depresion dëshira për seks mund të jetë shumë e vogël, sidomos nëse jeni femër. Femrat kanë tendencë që ta izolojnë vetën e tyre, thotë Clayton, që mund t’i prishë edhe marrëdhëniet më të forta romantike, transmeton Lajmi.net. Antidepresivët mund të bëjnë punë për ju, por disa prej tyre ndikojnë në aftësinë tuaj për të pasur një orgazmë.

Jeni e lodhur dhe e sëmurë
Gratë të cilat kanë sëmundje kronike – të tilla si fibromyalgia, anemia, diabeti, apo artriti reumatoid – mund të mos jenë në disponim për të bërë seks, për shkak të dhimbjeve të trupit. Nëse jeni duke u përballur me një sëmundje kronike, ju duhet që të zbuloni mënyra të tjera për të arritur kënaqësitë seksuale.

Këshillë shtesë: Ushtroni, bisedoni më shumë, relaksohuni, ndryshoni vendimet, bëni gjumë të mjaftueshëm, hani ushqime të shëndetshme dhe evitojeni alkoolin për ta luftuar më mirë depresionin.