Arsyet pse njerëzit që mbajnë syze duken më të bukur

Pa asnjë pikë dyshimi, mbajtja e syzeve është me të vërtetë e mirë për pamjen tuaj. Ky nuk është vetëm një mendim i thjeshtë i dikujt, por është një dëshmi e vërtetë shkencore që duhet mbështetur.

Lifestyle

27/06/2015 18:40

Në vitin 2011, revista zvicerane Psikologjia publikoi një studim i cili kishte gjetur se – në mënyrë shkencore – njerëzit të cilët veshin syze shihen si më tërheqës dhe më të pëlqyer.

Por, çfarë është kaq e mrekullueshme të mbash syze? Ta mësojmë më poshtë:

1. Ato ju bëjnë të dukeni më të mençur
Njerëzit të cilët kalojnë kohë duke lexuar libër kanë shanse më të larta të preken nga miopi, i njohur ndryshe edhe si problemi për të parë nga afër. Ky korrelacion nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe njerëzit të cilët veshin syze kanë më shumë gjasa të perceptohen si inteligjentë, transmeton Lajmi.net.

2. Balancojnë fytyrën
bal
Shkencëtarët kanë kohë që e dinë se fytyrat simetrike shihen si më tërheqëse, dhe syzet të ndihmojnë duke të dhënë iluzionin e një fytyre mirë-të ekuilibruar.

3. Syzet nxjerrin në pah sytë tuaj (dhe grimin e syve)
nëpah
Kur ju mbani syze, ju jeni duke nxjerrë në pah një prej karakteristikave më të fuqishme në trupin tuaj. Kjo bënë që të tërhiqet vëmendja e atyre që janë përreth jush, duke i tërhequr ata drejt e në sytë tuaj mahnitës, transmeton Lajmi.net.

4. Ju bëjnë të dukeni më me vetëbesim
Për shkak se njerëzit me syze janë më të prirë që të jenë duke studiuar, njerëzit do të supozojnë se mendimet që keni dhe vendimet që merrni janë më të drejta dhe me më shumë ndikim. Si të tillë, ju do të dukeni më bindës dhe më i besueshëm, që është gjëja kryesore për të qenë më i suksesshëm.

5. Ju bëjnë të dukeni më miqësor
OO8QYa8SCRonm
Kur keni syze në fytyrë, ju keni gjasa të mëdha për t’i shmangur konfrontimet. Në këtë mënyrë, ju do të dukeni më miqësor, që është e rëndësishme për të pasur sukses në biznes dhe jetë.

Mendoni se keni sy të mëdhenj dhe se nuk keni nevojë për syze? Merrni disa korniza të cilat u përshtaten madhësisë së syve tuaj dhe përgatituni për t’u adhuruar nga të tjerët!