Arsyet pse Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain

Neymar ka arsyet e tij për largim nga Paris Saint-Germain.

Sport

17/03/2018 08:26

Neymar ka disa arsye për largim nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian spekulohet se mund të largohet nga klubi i pasur francez, vetëm një sezon pas transferimit nga Barcelona.

Kartonët e shumtë të verdhë të marrë deri më tani, niveli jo i lartë teknik i Ligue 1, telashet me gjyqtarët dhe gjendja e stadiumeve jashtë Parc des Princes janë disa prej arsyeve që kanë detyruar Neymarin ta konsiderojë largimin nga PSG, përcjell “lajmi.net”.

Neymar është shndërruar në objektiv të Real Madridit për rikthim në La Ligë. /Lajmi.net/