Arsyet pse jeta seksuale aktive ndikon për një shëndet të mirë

Për qeniet njerëzore, seksi nuk shërben vetëm për t’u riprodhuar, ai na bën më të shëndetshëm, më të lumtur, më aktivë si fizikisht dhe psikologjikisht.

Lifestyle

15/01/2019 12:52

Më poshtë do të gjeni disa fakte në lidhje me të mirat që sjell një jetë seksuale e shëndetshme.

Lufton ftohjet dhe gripin: Sipas një studimi në Universitetin e Wilkes, SHBA, njerëzit që bëjnë seks mbi dy herë në javë kanë prirje që të kenë një sasi më të madhe të antitrupit imunoglobulina A (IgA) krahasuar me ata që bëjnë seks më rrallë. Ç’do të thotë kjo? Ky antitrup IgA është mbrojtësi kryesor ndaj të ftohurës dhe gripit, prandaj seksi është i shëndetshëm në këtë këndvështrim.

Ul presionin e gjakut dhe redukton stresin: Një tjetër efekt pozitiv i çlirimit të hormonit të oksitocinës gjatë orgazmës është reduktimi i stresit. Sipas studimeve të ndryshme oksitocina kundërvepron ndaj efekteve të hormonit të stresit (kortizolit).

Përmirëson kontrollin e fshikëzës së urinës: Gjatë seksit vihen në lëvizje “muskujt e Kegelit” në pjesën e legenit, të cilët janë gjithashtu muskujt që mbajnë nën kontroll fshikëzën e urinës. Pra një jetë seksuale aktive, parandalon shfaqjen e problemeve me fshikëzën e urinës dhe me kontrollin e urinimit.

Redukton riskun e semundjeve të zemrës: Rezultatet e studimeve të shumta kanë treguar që një jetë seksuale aktive është e lidhur ngushtë me jetëgjatësinë. Më saktë, seksi ul rrezikun për atak kardiak apo sëmundje të tjera të zemrës. /Lajmi.net/