Arsyet pse i ndjeni duart vazhdimisht të mpira dhe të ftohta

Gjatë dimrit është normale të keni duar të ftohta sidomos nëse nuk i mbroni ato në mënyrën e duhur duke mbajtur dorashka.

Lifestyle

31/12/2017 18:56

Por, nëse vazhdoni t’i keni të ftohta vazhdimisht edhe kur ambient është i ngrohtë, bëni mirë të mos e neglizhoni këtë problem.

Ne ju zbulojmë 4 arsyet që fshihen pas këtij problemi:

1.Duhani: Duhanpirësit kanë më shumë mundësi të kenë duar të ftohta sepse pirja e duhanit zvogëlon enët e gjakut dhe ul prodhimin e rruazave të kuqe, transmeton living.al.

2.Hipotiroidizmi: Hipotiroidizmi sjell dhe ngadalësim të metabolizmit, shtim në peshë, ndryshime të lëkurës, flokëve dhe duar e këmbë të ftohta.

3.Stresi dhe ankthi: Ankthi, nëse është i shoqëruar me kriza paniku, sjell iperventilim qe do të thotë shtim të frymëmarrjes duke rritur kështu edhe rrahjet e zemrës. Këto dy fenomene të kombinuara së bashku ndikojnë në qarkullimin normal të gjakut në duar dhe këmbë. Kështu qe është mirë të mësoni të mbani nën kontroll ankthin apo stresin.

4. Anemia: Duar dhe këmbë të ftohta, thonj që thyhen lehtë, flokë që bien këto janë disa nga simptomat e anemisë, e lëhtë për t’u diagnostikuar dhe kuruar.