Arsyet pse femrat duhet të flenë të zhveshura

Jennifer Landa, autore e “ The Sex Drive Solution”, thotë për femrat se nëse ato flenë të zhveshura, vagina e tyre do të jetë më e shëndetshme.

Lifestyle

22/02/2016 23:18

Të kesh bakterie apo ftohje në vaginë është krejtësisht normale, por ambienti i ngrohtë që krijohet në shtrat do të ndikojë më negativisht në rritjen e sëmundjeve. Një mënyrë e thjeshtë për ta parandaluar këtë infeksion është që të flini zhveshur dhe në këtë mënyrë do të ketë hapësirë edhe për ajër të pastër, transmeton lajmi.net.

Duke pasur ambient shumë të ngrohtë gjatë fjetjes, mund të prishë lirimin e orgazmës dhe gjithashtu të çrregullojë hormonet.  Kur temperatura të jetë normale, hormonet do të funksionojnë normalisht, megjithatë edhe lëkura e trupit do të jetë e mahnitshme.

Duke fjetur të zhveshura, ju do ta humbisni edhe yndyrën e tepërt.  Fjetja zhveshur ju ndihmonë të ulni stresin dhe të mbani energjitë pozitive, gjithashtu gjatë fjetjes do të çlodheni shumë më shpejtë.

Një arsye tjetër është se gjatë fjetjes zhveshur ju do të ndiheni më relaksuese dhe më seksi, gjë që e rrit edhe dëshirën për të bërë seks të dëshirueshëm.  Sigurisht do ta vëreni ndryshimin qysh në ditën e parë. Kur lëkura juaj të prek lëkurën e partnerit tuaj, atëherë do të nxitet dëshira për seks dhe do t’iu bëjë të dëshironi më shumë të arrini në orgazëm. /Lajmi.net